Muzikë

“Barricades” projekti më i ri muzikor nga Rita Ora


Rita Ora

Artistja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngën e re “Barricades”, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me artistin e famshëm nga Belgjika, Netsky.

Kënga është publikuar edhe me video klip, në të cilin, artistja 31 vjeçare, Ora, shfaqet me kostume ngjyrë ari të përbërë nga gurë të vegjël.

“Barricades” është mirëpritur nga fansat dhe për vetëm pak orë pas publikimit të projektit në platformën YouTube, ka arritur të grumbullojë mbi 20 mijë klikime.

Pos klikimeve, projekti ka rezervuar edhe kritika pozitive, ndërsa komentuesit shprehën pëlqimin e tyre për koordinimin e artistëve brenda një kënge të përbashkët.

Edhe në jetën private, Ora, ka të reja që priten të ndodhin së shpejti, pasi që ajo dhe i dashuri i saj nga Zelanda e Re, Taika Waititi, kanë nisur përgatitjet për dasmën e tyre.

Sidoqoftë, kjo akoma nuk është konfirmuar nga palët se kur do të ndodh ceremonia e dasmës së tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore