Sport

Barcelona, zëvendësuesi i Busquets-it vjen nga Franca me koso zero


Sergio Busquets, një prej lojtarëve legjendar të mesfushës së Barcelona-s, po shkon drejt “perëndimit” të karrierës. 33-vjeçari prej shumë vitesh luan stabël në formacionin e klubit blaugrana dhe tashmë duhet një zëvendësues i denjtë për të.

Spanjolli është pjesë e Barcelona-s që nga viti 2005. Ai ka dalë nga ekipet zinxhire të klubit dhe me ekipin e parë është aktiviuzar në 634 ndeshje, nga ku numëron 15 gola dhe 43 asiste.

Tetë La Liga, tre Champions League, tetë Superkupa të Spanjës, shtatë Kupa të Spanjës, tre Superkupa UEFA dhe tre Kupa Bote për Klube ka fituar mesfushori me Barcelona-n.

Teksa i afrohet fundit të karrierës, klubi tashmë ka piketuar zëvendësuesin e tij. Ai pritet të vijë nga Franca dhe me parametra zero.

Paul Poga shikohet si një lojtar me vlerë në “Camp Nou”, por paga e 28-vjeçarit është tepër e lartë, duke parë situatën e vështirë ekonomike te Barcelona.

Kjo është arsyeja se përse po kërkohen alternativa të tjera. Lojtari më i mundshëm për t’u afruar është mesfushori i Marseille-s, Boubacar Kamara.

21-vjeçari ka vetëm një vit kontratë me klubin e vendlindjes dhe ai kushton rreth 40 milionë euro në merkato.

Marrja e tij me parametra zero do të ishte një goditje e madhe në merkato nga ana e Barcelona-s, duke e ditur se do të paguante vetëm pagën e tij, e cila nuk është në shifra shumë të larta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore