Sport

Barcelona do lejojë Umtitin të largohet nga klubi


Barcelona do ta lejojë Samuel Umtitin të largohet nga klubi, falas këtë muaj nëse ai është i përgatitur të pranojë një nga ofertat që ka në tavolinë, sipas Diario Sport.

Diario Sport pretendon se mbrojtësi francez dëshiron të transferohet në një klub që luan në Ligën e Kampionëve, edhe pse për momentin ai ka vetëm oferta nga Nice, Monaco dhe Roma.

Monaco ende mund të kualifikohet për Ligën e Kampionëve nëse fiton kundër Shakhtar Donetsk këtë javë, ndërsa Roma është vetëm në UEFA Europa League.

Ndërsa Nice, nuk është e përfshirë fare në futbollin evropian.

Është raportuar se skuadrat franceze Rennes dhe Lille gjithashtu kanë treguar interes për ish-qendërmbrojtësin e Lyon-it.

Umtiti ishte lojtar shumë i rëndësishëm për Barcelonën, por lëndimet e shumta të francezit nuk e lanë asnjëherë, të kthehet në formën e mëparshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore