Shqipëria

Banorët e Rinasit kërkojnë rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme


Banorët e Rinasit u grumbulluan për të tretën ditë radhazi duke protestuar kundër devijimit të rrugës që të dërgon tek Aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza”.

Ata bënë thirrje për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme.

Në një deklaratë për Albanian Post, kryeplaku i Rinasit, Sabah Muja tha se rruga alternative e propozuar nga Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi nuk u jep zgjidhje të gjithë banorëve të zonës.

Në përmbyllje të protestës së 4 majit, banorët lajmëruan se do të vijojë bllokimi i rrugës dhe bojkotimi i shkollës edhe në ditët në vijim, nëse nuk rikthehet gjithçka si më parë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore