Ekonomi

Banka zvicerane “mbylli një sy” ndërsa klientët miliarderë vidheshin


Për më shumë se një dekadë, Patrice Lescaudron manipuloi disa nga llogaritë rëndësishme të bankës zvicerane, Credit Suisse, duke përfshirë ato të ish-kryeministrit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili dhe oligarkut rus Vitaly Malkin. Ai i mundësoi vetes një mënyrë jetese të shthurur me shtëpia luksoze, makina sportive, orë Rolex dhe  bizhuteri “Chanel”.

Shenjat e përsëritura paralajmëruese, provat e qindra transaksioneve të dyshimta dhe katër procedurat disiplinore zyrtare, nuk u vepruan nga banka Credit Suisse. Kjo sipas gjetjeve të botuara pa dashje të një raporti prej 270 faqesh, të përpiluar nga avokatët për rregullatorin e tregut të Zvicrës (Finma).

“Madje kishte përpjekje për të mbyllur një sy mbi shkeljet”, tha raporti.

Lescaudron, i cili u dënua penalisht në 2018 dhe vdiq nga vetëvrasja vitin e kaluar pas një lirimi të parakohshëm, doli se ishte një operator mashtrues shumë i suksesshëm. Ai punonte pa u lodhur për të fshehur veprimtarinë e tij të paligjshme nga eprorët dhe kolegët. Çështja penale zvicerane kundër Lescaudron-it zbuloi se banka ishte palë e dëmtuar.

Para rënies së Lescaudron-it në 2015, kur tregtitë e mëdha që ai kishte bërë duke përdorur fonde të përvetësuara të klientëve shkuan keq, francezi kishte qenë një nga tre prurësit më të mirë të parave të Credit Suisse.

Falë suksesit të tij, të ndërtuar mbi një grup marrëdhëniesh me klientë rus jashtëzakonisht të pasur, por të ekspozuar politikisht, Lescaudron u pagua më shumë se 12 fishi i pagës së bankierëve të tjerë.

Detajet e mbikëqyrjes së bankës mbi Lescaudron janë duke u kontrolluar nga gjykatat e Zvicrës.

Hetimi rregullator i Finma-s për çështjen ka përfunduar në 2018. Publikisht, ajo tha se kontrollet e Credit Suisse kishin qenë “joadekuate” por gjykuan se çështja nuk meritonte ndonjë veprim ndëshkues.

Censura nuk e përmendi emrin e Lescaudron.

Të enjten, megjithatë, një gabim i dukshëm klerikal çoi në zbulimin e dosjes në të cilën ishin mbështetur gjetjet publike të Finma-s.

Një grup që e quan veten “Viktima të CS-së” janë përgjegjësit e botimit të  dokumentit në faqen e tyre të internetit. Ata akuzojnë Lescaudron për përvetësimin e 1 miliard dollarë të tyre dhe po padisin, Credit Suisse, për dëmshpërblim.

Grupi ka kërkuar vazhdimisht të fitojë qasje në dosjen e Finma-s. Por dy vendime ligjore nga gjykatat zvicerane, e fundit shtatorin e kaluar, kishin urdhëruar që dosja të vulosej.

Ligji rregullator zviceran i kushton një vlerë të lartë konfidencialitetit të vendimmarrjes dhe kompetencave të zbatimit të Finma-s. Rregullatori shumë rrallë kastifikon publikisht bankat dhe zakonisht ndërmerr veprime përmirësuese vetëm privatisht.

Publikimin e raportit, Credit Suisse e konfirmoi në një deklaratë. Banka theksoi se jep vetëm një pamje të pjesshme të një hetimi rregullator shumëvjeçar.

“Ky dokument specifik korrespondon me fazat e hershme të një rishikimi të çështjes së trashëgimisë së mbyllur. Një rishikim i tillë nuk zbulon asnjë fakt që do të mbështeste ankesat penale kundër Credit Suisse”, tha një zyrtar i bankës.

Finma nuk pranoi të komentonte.

Raporti i dalë paraqet një pamje të mbikëqyrjes kaotike mbi Lescaudron në krahun e administrimit të pasurisë së bankës.

Rreth një duzinë drejtuesish të lartë të Credit Suisse, përfshirë menaxhmentin e lartë, ishin të vetëdijshëm për shqetësimet mbi Lescaudron dhe shkeljen e përsëritur të rregullave nga ai, shkruhej në raporti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore