Shqipëria

Balla zbulon se nuk ka dakordësi për formulën, por fton opozitën të rikthehet në tryezë


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Balla, deklaroi se mes palëve nuk ka dakordësi për formulën e zgjedhjes së presidentit.

Ndër të tjera, përfaqësuesi socialist ftoi opozitën (Grupin Parlamentar të PD-së) që të rikthehet në tryezë.

Kjo, pas tërheqjes së PD-së nga mbledhja e grupit.

Balla zbuloi detajet e reja të bisedimeve gjatë një konference për shtyp para mediave.

“Bëj thirrje që të rikthehemi në tryezën të ulemi dhe të diskutojmë emrat. Dua të theksoj se nuk ka pasur pasur dakordësi për formulën 4/2″, deklaroi fillimisht kreu i grupit socialist.

Sipas tij, marrëveshja me opozitën do të prishet nëse katër propozimet për kandidatë për president nuk përmbushin kriteret.

“Nëse sjellin katër emra që nuk përmbushin pritshmëritë për presidentin, do prishet marrëveshja”, nënvizoi ai.

Balla shtoi se negociatat për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, duhet të jenë të hapura.

“Ndaj kemi thënë se ky proces duhet të jetë proces më i lirë, negociatat duhet të jenë të hapura. Nuk mund të thuash; zgjidh një nga këto të katër ose të denoncoj për prishjen e marrëveshjes”, theksoi më tej përfaqësuesi socialist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore