Shqipëria

Balla poston videon e BBC për masakrën e Reçakut


Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla, ka shpërndarë në mediat sociale një reportazh të BBC-së, ku shfaqen pamje nga masakra e Reçakut.

“Më 15 janar të vitit 1999, ato pak banorë që nuk ishin larguar nga fshati Reçak i Komunës së Shtimes, u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve të forcat policore dhe ushtarake serbe, të cilat vranë në mënyrë çnjerëzore 45 civilë shqiptarë.” Shkruna Balla

Më poshtë ai vazhdon se në Kosovë krime lufte ka kryer vetëm pushtuesi serb dhe se “Lufta e UÇK ishte lufta e një populli në trojet e veta për liri”. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore