Lajme

Balje: Një grua deshi të bëjë vetëvrasje, iu mohua statusi si e dhunuar gjatë luftës


Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje, ka thënë se një gruaje i është mohuar statusi si e dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë në mungesë të provave dhe e njëjta ka tentuar të vetëvritet disa herë.

“Kam një pyetje për Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës. Dua vetëm të kuptoj se si i verifikoni viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mënyrën se si ne e ruajmë identitetin e tyre. Dilema ime është te procesi dhe procedurat”.

“Ja si një grua e gjashtë në radhë në të njëjtën dhomë përdhunohet dhe keqtrajtohet nga të njëjtët përdhunues në të njëjtën kohë dhe pesë gratë tjera janë dëshmitare për këtë grua”.

A jo ka pyetur Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës se “ku është problemi”.

Sipas saj, ajo të vetmen rrugë sot për sot e ka t’i drejtohet gjykatës për zgjidhjen e statusit të saj.

“Thirrja për gjykim adresohet me emër dhe mbiemër në adresën ku jeton aty ajo humb mbrojtjen si viktimë e dhunës seksuale të identitetit të vet të mbrojtur. Nga rreth 20.000 të dhunuara, kemi të regjistruara dhe me status të njohur 1643 persona”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore