Axalta, kompania e veshjes së automjeteve, ka përzgjedhur ElectroLight si ngjyrën e saj automobilistike globale të vitit 2021.
ElectroLight, zgjedhja e Axalta-s, është një nuancë e ngjyrës së gjelbër në të verdhë. Faqja Carscoops e makinave thotë se ngjyra ElectroLight shkon përtej asaj çka duket. Ajo i bën jehonë stilit që përqafon energjinë dhe shkëlqimin.
“Konsumatorët janë në kërkim të një ngjyre të fortë dhe ElectroLight e manifeston këtë duke sjellë një qasje progresive në stilimin dhe modelimin e automjeteve”, dallon Nancy Lockhart, menaxher global i produkteve Axalta.
Axalta ka deklaruar se ElectroLight është shumë e dukshme për sistemet e zbulimit, ndërsa përmbajtja e pigmentit rezulton të jetë lehtësisht e transmetueshme nga radarët.
“Në fakt, ngjyra është projektuar duke pasur ndërmend teknologjinë autonome të vozitjes”, shton Carscoops.
Lidhur me këtë, Axalta ka deklaruar se interesi për ngjyrat më shprehëse vjen duke u rritur. Marka ka shtuar se konsumatorët po kërkojnë “pamje më të personalizuara”. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit