Lajme

Autoritetet indiane pengojnë fotografen nga Kashmiri të marrë Çmimin ‘Pulitzer’


Edhe pse është çmimi më i rëndësishëm i karrierës së saj, fotografja Sanna Irshad Mattoo nuk do të mund të marrë.

Autoritetet indiane e kanë penguar atë për t’u larguar nga Kashmiri për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku e pret Çmimi “Pulitzer”.

Ajo e ka fituar çmimin këtë vit për reportazhin e saj mbi jetën në rajonin e administruar nga India, një territor i diskutueshëm dhe tejet i militarizuar.

Atje, një kryengritje ka zgjatur në mënyrë dramatike për dekada.

28-vjeçarja është një nga katër gazetaret që punojnë për agjencinë e lajmeve “Reuters” që kanë fituar çmimin prestigjioz për fotografinë gazetareske, për historinë e valës së dytë të pandemisë.

Por Mattoo është ndaluar nga zyrtarët e emigracionit të New Delhi-t, duke u punguar të niset pa i dhënë shpjegime.

Ndërsa dy kolegët e tjerë u lejuan të largoheshin nga vendi.

Ky është veçse rasti i fundit në një seri ndalimesh që kanë goditur gazetarët nga Kashmiri.

Në mars, gazetarja e “Washington Post”, Rana Ayyub, u ndalua në aeroportin e Mumbait në udhëtimin e saj për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të mbante një fjalim në Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarët.

Sakaq, Mattoo ka nxjerrë në Twitter një foto të biletës së saj me mbishkrimin “anuluar”.

“Nuk e di çfarë të them. Për mua ishte një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë”, ka thënë ajo.

Po ashtu ka treguar se e ndaluan pa arsye, ndërkohë që të tjerët u lanë të largoheshin.

“Ndoshta ka të bëjë me faktin që jam nga Kashmiri”, ka përmbyllur ajo.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore