Lajme

Austria në prag bllokimi për të pavaksinuarit


Austriakët po shkojnё drejt vendosjes sё njё izolimi tё ri.

Sipas kësaj mase kufizuese, do tё karantiohen të gjithë tё pavaksinuarit plotёsisht.

Disa ditё më parë vendi raportoi për shifra rekord tё infeksioneve tё reja.

Bëhet fjalë për një kërkesë nga Provinca e Austrisë së Epёrme – rajoni ka vuajtur ditët e fundit shifra rekord të rasteve të reja -e cila, nëse merr miratimin nga qeveria federale, do të fillojë kufizimet nga e hёna e 15 nëntorit.

Salzburgu flitet gjithashtu se planifikon masa të reja.

Duke folur pёr situatёn e COVID-19 nё vend, kancelari Alexander Schallenberg njoftoi se, njё bllokim i tillё mund tё jetё i pashmangshёm.

“Dy të tretat e njerëzve nuk duhet të vuajnë, sepse të tjerët janё në mëdyshje”, tha ai.

Austria e Epërme, e cila kufizohet me Gjermaninë dhe Republikën Çeke dhe ka një popullsi prej 1.5 milionë banorësh, mban aktualisht nivelin më të lartë të infeksioneve në vend dhe shkallën më të ulët të vaksinimit.

Në nivel kombëtar, një rekord prej 11 mijё e 975 infeksionesh COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit.

Komisioni i coronavirus-it i Austrisë ka paralajmëruar vazhdimisht qё kërcënimi “të merret seriozisht”.

Vendi po shmang një bllokim për të vaksinuarit, por ka ndaluar të pavaksinuarit të futen në restorante, kinema apo qendra tregtare.

Pavarësisht kësaj, situata në Austrinë e Epërme u vёshtirёsua akoma mё shumё.

Çfarё pёrmban izolimi i ri?

Në mundësinë e vendosjes së masave të reja, të pavaksinuarit nuk do të lejohen të largohen nga shtëpia, përveçse për arsye thelbësore, si shkuarja në punë, blerja e ushqimit apo stërvitja.

Nëse infeksionet vazhdojnë të rriten, autoritetet thonë se bllokimet për të pavaksinuarit mund të futen në zona të tjera.

Nga ana tjetër, kritikët shprehen se masat do të jenë shumë të vështira për t’u respektuar.

Opozita e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, e cila ka bërë fushatë të gjerë antivaksinimi dhe ka gjetur mbështetje nga shumë austriakë, thotë se masa do të krijojë një grup qytetarësh të klasit të dytë.

Kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig, presidenti austriak Alexander Van der Bellen dhe gruaja e tij, Doris Schmidinger, u kërkojnë njerëzve që të vaksinohen kundër COVID-19, Vjenë 26 tetor 2021
Situata në Evropë

Shkalla e incidencës shtatë-ditore të Austrisë është shumë më e lartë se në Gjermaninë fqinje, ku ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, paralajmëroi kohët e fundit zhvillimin e pandemisë së të pavaksinuarve.

Të enjten, Gjermania regjistroi për herë të parë më shumë se 50 mijё infeksione ditore.

Norma e vaksinimit në Gjermani, prej 67.3%, është më e lartë se në Austri, por jo shumë.

Personave të pavaksinuar, nga e hëna do t’u ndalohet aksesi nё restorantet, hotelet, kinematë dhe teatrot në shtetin e Brandenburgut.

Holanda po përballet gjithashtu me një rritje të rasteve dhe pranimeve në spital, me një rekord 16 mijё 364 infeksionesh ditore të enjten.

Qeveria e përkohshme holandeze pritet të shpallë bllokimin e parë të pjesshëm të dimrit, më vonë të premten.

Raportet sugjerojnë se është planifikuar një shtrëngim trejavor, në të cilin prej orës 19:00 do të mbyllen dyqanet jo thelbësore, kafenetë, restorantet dhe hotelet.

“Ngjarjet sportive publike përfshirë futbollin”, sipas burimeve “do të zhvillohen me dyer të mbyllura”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore