Lajme

Australia, rënie të infeksioneve Covid-19


Shteti i Uellsit të Ri Jugor të Australisë njoftoi një rënie të rasteve të reja të përditshme të  coronavirusit të dielën e 4 korrikut, pas dy ditësh të infeksioneve rekord të vitit 2021.

Zyrtarët ju kërkuan banorëve të Sydney-t të ndiqnin rregullat në mënyrë që ata të mund të hiqnin një bllokim javën e ardhshme.

Shteti më i populluar i Australisë regjistroi 16 infeksione të reja COVID-19 të shtunën, të dielën 13. Kjo ishte shifër e ulët në krahasim me ditën e premte, 35 raste të reja.

“Ndërsa numrat brenda natës janë shumë inkurajues, ne e dimë që ata kanë potencial të ndryshme. Ditët e ardhshme janë absolutisht kritike”, tha Kryeministri i NSË-së Gladys Berejiklian, në një konferencë shtypi.

Australia ka menaxhuar pandeminë e coronavirusit më mirë se shumë kombe të tjera për shkak të bllokimeve të rrepta, gjurmimit të shpejtë të kontakteve dhe rregullave të ashpra të distancimit shoqëror.

Shpërthimi i variantit shumë infektues Delta, gjatë javëve të fundit ka alarmuar autoritetet mes një ngadalësimi të vaksinimit në mbarë vendin dhe ka dërguar tre kryeqytetet e shtetit në bllokim javën e kaluar.

Sydney vendos bllokim dy-javor të vendit nga Covid-19

Sydney dhe disa zona përreth do të hyjnë në një bllokim dy-javor COVID-19, të shtunën e 26 qershorit, ndërsa autoritetet përpiqen të kontrollojnë një përhapje të shpejtë të variantit shumë infektues Delta, që është rritur deri në 80 raste.

Më shumë se një milion njerëz në qendër të Sydney-t dhe periferitë lindore të qytetit më të madh të Australisë janë tashmë nën bllokim për shkak të shpërthimit virusit.

Autoritetet shëndetësore thanë se ata kishin nevojë për të rritur kurbat pasi ishin regjistruar më shumë infeksione.

“Edhe pse ne nuk duam të vendosim bllokim, nëse nuk do të nevojitej absolutisht nuk do e vendosnim, por për fat të keq kjo është një situatë ku duhet të bëjmë”, tha Kryeministri Uellsit jugor, Gladys Berejiklian.

Australia ka qenë më e suksesshme në menaxhimin e pandemisë, sesa shumë ekonomi të tjera të përparuara, përmes mbylljes së shpejtë të kufijve, rregullave të distancës sociale, duke raportuar pak më shumë se 30 mijë e 400 raste dhe 910 vdekje nga COVID-19.

Vendi ka luftuar me shtrirjen e tij të vaksinimit dhe shtetet janë përfshirë në muajt e fundit nga shpërthime të vogla.

Këto janë përmbajtur përmes gjurmimit të shpejtë të kontaktit, izolimit të mijëra njerëzve në të njëjtën kohë ose bllokimeve të parakohshme.

Sipas rregullave në fuqi deri më 9 korrik, njerëzit mund të largohen nga shtëpia për punë thelbësore, kujdes mjekësor, arsim ose pazar.

Pjesa tjetër e shtetit do të ketë kufizime në tubimet publike dhe maskat do të jenë të detyrueshme brenda.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore