Lajme

Australia anulon njohjen e Jerusalem-it perëndimor si kryeqytet i Izrael-it


Australia anuloi të martën njohjen nga qeveria e mëparshme të Jerusalem-it perëndimor si kryeqytet i Izrael-it.

Autoritetet vendase thanë se çështja duhet të zgjidhet si pjesë e bisedimeve të paqes midis Izrael-it dhe Palestinës.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

“Australia është e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete në të cilën Izrael-i dhe një shtet i ardhshëm palestinez bashkëjetojnë, në paqe dhe siguri, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”, tha kryediplomatja australiane Penny Wong gjatë një konference për media.

Sipas saj, Australia nuk do të mbështesi një qasje që minon këtë perspektivë.

Në vitin 2018, qeveria e koalicionit konservator e udhëhequr nga Scott Morrison njohu zyrtarisht Jerusalem-in perëndimor si kryeqytetin e Izrael-it.

Kjo, duke përmbysur politikën e dekadave të Lindjes së Mesme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore