Shqipëria

Atetanti me tritol në Vlorë, grupi hetimor gjen një makinë të djegur


Grupi hetimor i Policisë Vlorë, në vijim të zbardhjes së ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë – ku mbeti i plagosur një person pas shpërthimit të një eksplozivi – ka gjetur të djegur një automjet tip “Mazda”, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

Ky automjet u gjet në në bypassin e Fierit, pranë mbikalimit të “Parkut të Apollonisë”.

Ndërkaq grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

Çfarë ka ndodhur?

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 19 dhjetorit në lagjen “Pavarësia”, jashtë një pallati ku mendohet se banonte i plagosuri.

Lënda që shpërtheu e llojit tritol, në rrethana ende te paqarta, dyshohet të këtë qenë afro 400 gram.

Tritli ishte vendosur në mjetin e 33-vjeçarit, shtetasi E. S., i cili ka pasur më parë precedentë penalë, por jo i dënuar. Mbi të gjitha, në vitin 2017, ai i ka shpëtuar një tjetër atentati.

33-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, me dëmtime të rënda të anësive.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore