Sport

Arsenal, një maroken nga La Liga për qendrën e sulmit


Dëshira e Mikel Arteta-s për të forcuar fazën sulmuese të Arsenal-it është Yousef En-Nesyri. Sulmuesi maroken i Sevilla-s.

Arsenal-i ka shumë vështirësi në sulm me Alexandre Lacazette dhe po tenton marokenin. Në fakt topçinjtë duan të bëjnë një lëvizje që me “një gurë të vrasin dy zogj”, pasi ofrojnë kartonin e francezit.

Lacazzette pëlqehet nga Monchi, drejtori sportiv i Sevilla-s. Për sulmuesin francez ka dhe klube të tjera të interesuara si Barcelona dhe Juventus-i.

Marrëveshja me Sevilla-n mund të ndodh, ndonëse Lacazzette është 30-vjeç dhe En-Nesyri 24-vjeç. Gjithçka mund të zgjidhet me një shumë parash në drejtim të Sevilla-s.

Për Arsenal-in do të ishte një lehtësim largimi i francezit, pasi mbi të gjitha edhe rroga e tij peshon rreth 10 milionë euro bruto në arkat e klubit. Marokeni do të marrë shumë më pak.

En-Nesyri, përgjatë tre sezoneve te Sevilla ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 32 herë në 84 ndeshje.

Një tjeter pikë e nxehtë në merkaton e Arsenal-it, pritet të jetë edhe porta. Sipas “Daily Express”, me ardhjen e Aaron Ramsdale, Bernd Leno do të nxiret në merkato.

29-vjeçari kërkohet nga disa klube në Bundesliga dhe Arsenal-i do e lejonte largimin e tij edhe në janar nëse vjen një ofertë rreth 22 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore