Shqipëria

Arrestohet presidenti i ekipit ‘Kastrioti’ dhe drejtori teknik


Presidenti i ekipit të futbollit dhe drejtori teknik i Kastriotit kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë akuzuar për ndërprerjen e ndeshjes me Tiranën.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Alban Vogli, 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli si dhe Gazmend Vogli, 32 vjeç, Drejtor Teknik i një ekipi futbolli, dërsa akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Kastrioti.

Bëhet me dije se këta shtetas kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore