Lajme

Arrestohet një ish-polic serb në Veri, dyshohet për krime lufte


Ilustrim

Policia e Kosovës, sipas raportimeve të mediave, ka arrestuar një tjetër person nga komuniteti serb në Kosovë, nën dyshimet për krime lufte në periudhën gjatë viteve 1998-1999

Në Mitrovicën e Veriut, përkatësisht në “Lagjen e Boshnjakëve” është arrestuar Sllagjan Trajkoviç, ish-pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar arrestimin e Trajkoviç’it.

Kujtojmë se serbët lokalë në zonat e banuara me shumicë serbe ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët në disa lokacione të ndryshme që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet për përfshirje në sulme terroriste kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, hedhje të granatave dhe shok-bombave, ndërsa gjatë patrullimit, një zyrtar i Policisë së Kosovës u plagos lehtë nga grupe të panjohura deri më tani nga autoritetet kosovare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore