Shqipëria

Korçë: Arrestohet 29 vjeçari, i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm


Policia e Shtetit vijon goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Bëhet me dije se është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Policia raporton kapjen dhe arrestimin në flagrancë i shtetasit E. V., 29 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm, njofton Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore