Shqipëria

Arrestohen shtatë shqiptarë të arratisur nga autoritetet spanjolle


Agjentët e Policisë Spanjolle në bashkëpunim me Policinë Shqiptare kanë arrestuar shtatë të arratisur, në kërkim nga autoritetet spanjolle.

Gjashtë nga të arratisurit, me kombësi shqiptare, kishin një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik droge.

Ndërsa i shtati, me të njëjtën origjinë, ishte në kërkim për kryerjen e më shumë se 40 vjedhjeve.

Operacioni u krye në kuadër të Konventës së fundit Evropiane për Ekstradimin e nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, e cila hyri në fuqi më 18 mars 2022.

Në bazë të saj, agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle dërguan një listë me 25 objektiva.

Për herë të parë, në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, agjentë të policisë spanjolle kanë proceduar në arrestimin e shtetasve me kombësi shqiptare në kuadër të Konventës së fundit Evropiane.

Nga autoritetet gjyqësore spanjolle, në koordinim me Zyrën e Atasheut të Brendshëm në Bullgari, Ukrainë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Qipro dhe Interpol Tirana, u arrestuan shtatë persona.

Ata thuhet se fshiheshin në territorin shqiptar.

Një prej të arratisurve të arrestuar në kuadër të këtij operacioni kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga një gjykatë në Arenys de Mar si pjesë e një organizate kriminale të dedikuar për kultivimin intensiv të bimëve të marijuanës.

Dhe se organizata kriminale vepronte që nga tetori i vitit 2019 nga shtëpi të ndryshme me qira në disa provinca të Spanjës.

Një tjetër prej të arratisurve ndodhej në qytetin e Vlorës.

Atij i ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar si pasojë e dënimit për një krim kundër shëndetit publik të kultivimit dhe trafikimit të marijuanës.

Ai, si pjesëtar i një organizate kriminale, merrej me kultivimin intensiv të kësaj droge në banesa apo ambiente të ndryshme industriale të marra me qira enkas për këtë aktivitet.

Sakaq, arrestimi i të tretit u bë në qytetin e Tiranës pasi ishte dënuar për një vepër të trafikut të drogës, duke qenë drejtues i një organizate turko-shqiptare të dedikuar për futjen dhe shpërndarjen e heroinës në Spanjë.

I katërti u arrestua në qytetin shqiptar të Lezhës pasi u akuzua për më shumë se 40 vjedhje në shtëpi të banuara në tetor 2012 dhe anëtarësim në një organizatë kriminale.

Ky është një operacion i vazhdueshëm në të cilin vazhdon shkëmbimi i informacionit operacional me synimin për të gjetur më shumë të arratisur nga drejtësia spanjolle.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore