Lajme

Arrestimi i Messina Denaro-s, u përdor baza e të dhënave të pacientëve me kancer


Sëmundjet, nga të cilat vuante bosi i mafies, Matteo Messina Denaro, ishin dhe arsyeja e zbulimit të tij.

Pikërisht duke dëgjuar bisedat telefonike të motrave të bosit të mafies, Castelvetrano, që tani është pas hekurave, hetuesit bashkuan copat e enigmës që i çoi në kapjen e kumbarit.

Familjarët e përgjuar folën për një tumor të mëlçisë, kimioterapi dhe dy operacione të kryera: njëri për kancerin, tjetri për sëmundjen e Chron.

Një kontribut që çoi në hetimin nga prokuroria, e cila i dha fund mosveprimit tridhjetë vjeçar ndaj Denaros.

Falë qendrës së Ministrisë së Shëndetësisë e cila mbledh të dhëna nga pacientët me kancer, hetuesit kanë hartuar një listë të pacientëve që për shkak të patologjive, gjinisë, moshës dhe origjinës ishin të ngjashme me kumbarin e kërkuar.

Ndër emrat, njëri i bëri magjistratët të lëviznin: Andrea Bonafede, nga Campobello di Mazara, në zonën e Trapanit, nipi i Angelos, një ndihmës i vjetër i bosit.

Operuar në klinikën Maddalena në Palermo një vit më parë.

Veç se, hetuesit zbuluan se në ditën e ndërhyrjes së treguar nga arkivat e ministrisë, Bonafede ka qenë i qetë në shtëpinë e tij.

Bingo!

Bonafede mund të ishte emri i përdorur nga Messina Denaro, e cila për një vit shkonte lart e zbriste nga strofulla e tij në La Maddalena për kimioterapi.

Lajmi i të premtes: Bonafede kishte një vizitë dhe një seancë të planifikuar për sot.

Blitz ka filluar.

Pacienti i shoqëruar ka mbërritur në klinikë mëngjesin e sotëm.

Dhjetëra ushtarë e prisnin atë.

Messina Denaro, ndoshta duke vënë re lëvizjen, ndoshta për të marrë pak ajër përpara vizitës, u largua nga qendra mjekësore.

Një karabinier iu afrua dhe e pyeti si quheni?

“Unë jam Matteo Messina Denaro”, fjalët e fundit.

“Matteo Messina Denaro u kap falë grumbullimit të një numri të madh të të dhënave nga shumë departamente të karabinierëve, në rrugë, përmes përgjimeve telefonike, bazave të të dhënave shtetërore, rajoneve administrative për të çuar në arrestimin e mëngjesit të sotëm” ,konfirmoi komandanti i karabinierëve Teo Luzi.

Marrë nga “Corriere Della Sera”, përshtatur për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore