Shqipëria

Arratisen nga burgu grek 4 shqiptarë


Pesë të burgosur, prej të cilëve katër janë shqiptarë, janë arratisur mëngjesin e 7 shkurtit nga një burg në Kretë.

Sipas njoftimeve që vijnë nga mediat greke, bëhet fjalë për burgun e Chanias, ndërsa anëtari i pesë i arratisjes është një shtetas pakistanez.

Veprat penale për të cilat ata gjenden në burg, përfshijnë vrasje, grabitje apo trafikim droge.

Vetëm të shtunën, të pestë ishin transferuar nga Athina drejt Kretës. Më pas, do të dërgoheshin nga qendra e paraburgimit në qelitë e tyre.

Por, përpara se të mbyllej procesi, ata kanë arritur të arratisen.

Autoritetet greke sakaq, janë në ndjekje të tyre dhe i kanë shpallur në kërkim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore