Lajme

Arnold Schwarzenegger dhuron 25 shtëpi për Krishtlindje


Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger, ka bërë një gjest mjaft human.

Ai ka dhuruar 250 mijë dollarë për të siguruar 25 shtëpi të vogla për veteranët e luftës në Kaliforni. Këto shtëpi do ndihmojnë ushtarët që të mos qëndrojnë rrugëve.

Schwarzenegger shkruan në llogarinë e tij në Twitter se “kjo është domethënia e Krishtlindjeve”.

“Të gjithë ju keni fuqinë të bëni diçka për dikë këtë sezon festash. Nuk ka pse të jetë diçka e madhe. Thjesht dhuroni disa minuta nga koha juaj për të ndihmuar dikë tjetër”, është mesazhi i tij.

Që kur ai e bëri publik donacionin e tij, mediat e huaja raportojnë se dhjetra persona kanë dhuruar për të njëjtën bamirësi, “Shtëpi për Veteranët”.

Ish-guvernatori i Kalifornisë u shpreh se  “jam në ekstazë, jam shumë i emocionuar, kjo është dhurata më e madhe”.

“Ne i mblodhëm të gjithë së bashku dhe nuk kishte njeri që tha se nuk mund të bëhej”, tha ai.

Ndërkohë, Schwarzenegger postoi gjithashtu një seri fotosh në llogarinë e tij në Instagram.

Krahas tyre ai shkruante se shtëpitë  e dhuruara  për veteranët e pastrehë e bënë shumë të lumtur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore