Lajme

Ariana Grande u bën thirrje fansave të ndalojnë komentet për trupin e saj


Këngëtarja Ariana Grande u ka bërë thirrje fansave që të jenë “më të butë” me komentet ndaj saj dhe trupit të njerëzve të tjerë.

E gjitha vjen pas shqyrtimit të fundit të pamjes së saj në mediat sociale.

Në një video të TikTok, ajo është shprehur se ndjehej keq që “i kushtohet kaq shumë vëmendje”, kështu që “dëshironte t’i adresonte” shqetësimet.

Kjo vjen pasi disa përdorues komentuan humbjen e dukshme të peshës.

Grande ka thënë se ata po krahasonin trupin e saj aktual me “versionin më të pashëndetshëm të trupit” të saj.

“Unë isha duke marrë shumë ilaçe kundër depresionit dhe duke pirë to dhe duke ngrënë keq dhe në momentin më të ulët të jetës sime kur dukesha ashtu siç e konsideronit të shëndoshë, por në fakt nuk ishte i shëndetshëm”, ka treguar ajo.

“Gjëja e dytë është, ju kurrë nuk e dini se çfarë po kalon dikush. Asnjëherë nuk e dini. Prandaj jini të butë me njëri-tjetrin dhe me veten tuaj”, ka vijuar ajo.

Grande, e njohur për hitet pop si “One Last Time” dhe “Thank U”, “Next”, është gjithashtu një aktore dhe do të luajë si Glinda Upland në filmin e ardhshëm “Wicked”, bazuar në muzikalin me të njëjtin emër.

Duke theksuar se “ka shumë lloje të ndryshme të bukurisë”, ajo sugjeroi që fansat të shmangin edhe komentet se sa “të shëndetshëm, të pashëndetshëm, të mëdhenj, të vegjël, ky, ai, seksi, jo seksi” mund të duken.

“Ka mënyra për të komplimentuar dikë ose për të injoruar diçka që e shihni që nuk ju pëlqen”, ka theksuar ajo. “Ne duhet të synojmë të jemi më të sigurt dhe ta mbajmë njëri-tjetrin më të sigurt”.

Ajo ka folur më parë për ankthin dhe problemet e shëndetit mendor, veçanërisht pas sulmit në Manchester Arena, kur një sulmues vetëvrasës vrau 22 persona pas koncertit të saj në maj 2017.

Dhe ajo nuk është e vetmja që përballet me këtokomente për peshën e saj.

Muajin e kaluar, Selena Gomez ka thënë se kishte arsye pse madhësia dhe forma e trupit të dikujt mund të ndryshojnë. Në rastin e saj, mjekimi bën që ajo të mbajë ujë.

“Thjesht dua që njerëzit të dinë se je e bukur dhe e mrekullueshme”, u tha këngëtarja dhe aktorja 30-vjeçare për ndjekësit e saj në TikTok.

“Do të preferoja të isha e shëndetshme dhe të kujdesesha për veten, dhe medikamentet e mia janë të rëndësishme dhe besoj se ato janë ato që më ndihmojnë”, ka shtuar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore