Pajisje

Apple vazhdon investimet në AI


Apple po bën investime të mëdha në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI), duke shpenzuar miliona dollarë në ditë për zhvillimin e teknologjisë, sipas një raporti të fundit nga The Information.

Kompania po zhvillon modele në ekipe. Një prej tyre është “Modelet Themelore”, e cila ka rreth 16 anëtarë, përfshirë disa inxhinierë të Google.

Kjo ekip drejtohet nga John Giannandrea, drejtori i AI në Apple, i cili u angazhua nga kompania në vitin 2018 për të përmirësuar sistemin e komunikimit Siri.

Apple Preps Ajax Generative AI, 'Apple GPT' to Rival OpenAI and Google -  Bloomberg

Ekipe të tjera në Apple janë të përfshira në krijimin e një modeli për gjenerimin e imazheve, ndërsa një grup tjetër po punon në një AI gjithëpërfshirëse, e cila mund të njohë dhe të krijojë imazhe, video dhe tekst.

Apple po zhvillon një chatbot që do të ndihmojë klientët që përdorin shërbimin AppleCare dhe një tjetër që do të lehtësonte automatizimin e detyrave që lidhen me Siri-n.

Ajax GPT thuhet se është trajnuar për më shumë se 200 miliardë parametra dhe është më i fuqishëm se GPT-3.5 i OpenAI.

Kjo tregon se Apple po përqendrohet në zhvillimin e AI për të ndërtuar aplikacione dhe produkte më të kuptueshme për përdoruesit e saj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore