Pajisje

Apple raporton rezultate më të mira se sa prisnin analistët në tremujorin e parë të vitit fiskal 2023


Apple publikoi rezultatet e tremujorit të saj fiskal dhe ato janë më të mira se sa prisnin analistët me fitime prej 94.8 miliardë dollarësh në tre muajt e parë të vitit 2023, një rënie prej 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shitjet rekord të iPhone-ve dhe shërbimeve të tilla si App Store, Apple Music, Apple Pay dhe iCloud ndihmuan në përmirësimin e performancës së kompanisë.

Megjithatë, rënia vjen kryesisht nga shitjet e dobëta të Mac dhe iPad.

iPhones mit iOS 17: Apple bereitet sich auf App-Sideloading vor | heise  online

Tim Cook sqaroi se kompania do të vazhdojë të investojë për një afat të gjatë, duke përfshirë “përparim të madh drejt ndërtimit të produkteve neutrale të karbonit dhe zinxhirëve të furnizimit deri në vitin 2030”.

Apple pagoi 23 miliardë dollarë nga fluksi i parave operative prej 28.6 miliardë dollarësh për aksionarët dhe për të njëmbëdhjetën vit radhazi, dividenti tremujor është rritur, shtoi Cook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore