Pajisje

Apple-i pritet të nxjerrë iPhone-in e ri 5G me kosto të ulët


Kompania Apple ka të ngjarë të prezantojë një version të ri me kosto të ulët të iPhone SE me teknologji 5G.

Prodhuesi i iPhone-ir pritet gjithashtu të nxjerrë një version të ri të iPad Air dhe një Mac Mini të nivelit të lartë.

Aktualisht, iPhone SE kushton 399 dollarë.

Analisti Angelo Zino ka thënë për agjencinë “Reuters” se Apple-i mund të tërheqë më shumë konsumatorë të ndjeshëm ndaj çmimit nëse çmimi mbetet i njëjtë për versionin e ri.

“Ai mund të sjellë potencialisht përmbysje për vlerësimin e njësisë sonë të iPhone-i për vitin 2022 nëse ata e mbajnë atë çmim të pandryshuar”, ka thënë Zino.

Telefoni i ri do të ishte përditësimi i parë i modelit iPhone SE në dy vjet dhe mendohet se do të vijë me një kamerë të përmirësuar dhe një procesor më të shpejtë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Evropa Perëndimore kanë qenë tregjet kryesore për shitjet e iPhone SE në vitet e fundit, sipas analistit Ryan Reith.

Për të, këto rajone ka të ngjarë të mbeten tregjet kryesore pas lanximit të parashikuar të gjeneratës së tretë të iPhone SE.

“Ndoshta nuk do të shohim ndryshime të mëdha gjeografike”, ka parashikuar Reith. Po ashtu pret që iPhone SE i ri të përbëjë 10 për qind të dërgesave të iPhone-it. globalisht.

5G-ja ka qenë kaherë në fokus të kompanisë amerikane për produktet e veta kryesore, me modelin më të fundit iPhone 13 që ka antenat e personalizuara 5G dhe komponentët për shpejtësi më të madhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore