Auto

Apple-i në bisedime me CATL-në dhe BYD-në


Kompania amerikane e teknologjisë, Apple Inc, është në fazën e bisedimeve të hershme me CATL-në e Kinës dhe me BYD-në. në lidhje me furnizimin e baterive për automjetin e saj të planifikuar.

Burimet për agjencinë e lajmeve, Reuters, kanë bërë me dije se diskutimet private janë subjekt i ndryshimit dhe nuk është e qartë nëse marrëveshjet me CATL-në ose BYD-në do të arrihen.

Dy prej burimeve që kanë njohje mbi çështjen, kanë treguar për Reuters se Apple-i ka bërë që objektet e prodhimit të ndërtesave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë një kusht për furnizuesit e mundshëm të baterive.

Mirëpo, CATL-ja, e cila furnizon prodhuesit kryesorë të makinave, duke përfshirë në to Tesla-n, heziton të ndërtojë një fabrikë amerikane për shkak të tensioneve politike midis Washington-it dhe Pekin-it, si dhe shqetësimeve të kostos.

Nga ana tjetër, nuk është e qartë nëse Apple-i ka biseduar edhe me prodhuesit e tjerë të baterive.

Reuters shkruan se Apple-i  ende nuk ka bërë një njoftim publik në lidhje me planet e saj të makinave dhe gjithashtu nuk ka pranuar të komentojë. Edhe CATL-ja, që është prodhuesi më i madh i baterive automobilistike në botë dhe BYD-ja, nuk kanë pranuar të komentojnë gjithashtu.

Pas lajmit, aksionet në BYD-së zgjeruan fitimet duke u rritur 5.4 për qind në Hong Kong dhe duke u mbyllur me 6.5 për qind më të larta në Shenzhen. Ndërsa CATL-ja përmbysi humbjet e hershme për të përfunduar me 0.5 për qind më lart.

Burimet kanë thënë se Apple-i është në favor të përdorimit të baterive fosfat hekuri litium që janë më të lira për t’u prodhuar sepse përdorin hekurin në vend të nikelit dhe kobaltit, të cilët janë më të shtrenjtë.

Prej muajit dhjetor, kompania ka qenë duke punuar në teknologjinë e vetëdrejtimit dhe ka synuar vitin 2024 për prodhimin e një automjeti pasagjerësh.

Më parë është thënë se automjeti elektrik i planifikuar nga Apple-i, mund të përfshijë teknologjinë e vet të përparimit të baterisë. Por, nuk ishte e qartë nëse diskutimet me CATL-në dhe BYD-në përfshinin teknologjinë apo dizajnin e vetë Apple-it.

Këto diskutime mes kompanive vijnë në një kohë kur qeveria amerikane po kërkon të tërheqë më shumë prodhim të makinave elektrike.

Një nga stimujt është edhe plani i propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, prej 1.7 trilionë dollarësh për infrastrukturën çka përfshin një buxhet prej 174 miliardë dollarësh për të rritur tregun e brendshëm të makinave elektrike me kredi taksash dhe grante për prodhuesit e baterive.

Ndërkohë, një shumësi prodhuesish të baterive po rritin prodhimin në mënyrë që të përmbushin kërkesën në rritje në mbarë botën teksa prodhuesit e makinave përshpejtojnë zhvendosjen e tyre drejt automjeteve elektrike për t’u përputhur me rregullat më të ashpra të emetimit që synojnë të trajtojnë ngrohjen globale.

Në një raport të muajit qershor, SNE Research, ka nxjerrë se edhe prodhuesit kinezë të baterive pritet të rriten me një ritëm më të shpejtë sesa kolegët e tyre të huaj falë zgjerimit të mëtejshëm të tregut më të madh të automjeteve elektrike në botë.

Gjatë javës së kaluar, Reuters ka njoftuar gjithashtu se CATL-ja po planifikonte ngritjen e një fabrikë të re baterish automobilistike në Shanghai, duke vazhduar një ritëm të zgjerimit që do të çojë në kryesimin e saj si furnizuesi kryesor ​​në botë.

Madje, kjo fabrikë do të afrohej me operacionet e prodhimit të Tesla-s në Kinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore