Jetesë & Stil

Anna Lika tregon në “Pikë” pse nuk ishte në dasmën e Rudina Dembacajt 


Anna Lika ka qenë e ftuara e radhës në ‘Pikë’, emisioni i showbizit drejtuar nga Adela Osmani.

Ajo është bërë pjesë e një loje shumë speciale që u frymëzua nga ‘Squid Game’.

Me një biskotë para, e cila duhej shpuar në mënyrë të vazhdueshëm, njësoj si në serialin korean, Anna u vu në siklet nga disa pyetje të moderatores.

Kur u pyet pse nuk ishte në dasmën e Rudina Dembacajt që bëri namin javë më parë, aktorja u shpreh shkurt dhe saktë: “Nuk më ftoi”.

Kjo përgjigje është ca e çuditshme, pasi Anna dhe Rudina kanë punuar për shumë kohë bashkë në një emision televiziv.

Kushedi ç’prapaskena fshihen pas këtij vendimi të Dembacajt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore