Lajme

Amerika i thotë qytetarëve të ikin menjëherë nga Rusia


Departameti amerikan i Shtetit i ka bërë një thirrje urgjente shtetasve amerikanë në Rusi apo personave që presin të udhëtojnë drejt Rusisë, që t’i ndërpresin menjëherë këto plane ose të largohen sa më parë nga aty.

Sipas një njoftimi të Qeverisë amerikane, njoftimi është bërë për shtetasit amerikanë në Rusi, që “të largohen menjëherë nga aty”.

Gjithashtu, është njoftuar se disa karta debiti dhe krediti mund të mos pranohen nga operatorët për blerjen e biletave të avionëve. Një situatë e vështirë është në Rusi edhe për sa i përket gjendjes së parasë në kartëmonedha, pasi bankomatët kanë limitime të shumta.

Në premisë të këtij paralajmërimi, autoritetet amerikane mendojnë se mund të ketë shantazhe të ndryshme ndaj shtetasve të huaj në Rusi.

Ndaj, kërkesa është bërë e menjëhershme për largimin e tyre sa më të shpejtë nga Rusia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore