Lajme

Ambasadorit të BE-së Szunyog i zgjatet mandati edhe për një vit në Kosovë


Tomas Szunyog.

Edhe për një vit Tomas Szunyog, do të jetë shef i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Këtë vendim e ka marrë përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell, kështu duke ia zgjatur mandatin atij deri me 31 gusht të 2024.

Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimit në Këshillin Evropian.

“Këshilli zgjati për një vit mandatin e Përfaqësuesve Specialë të BE-së për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën”, thuhet në njoftimin e Këshillit Evropian.

Komunikata e Këshillit Evropian.

Szunyog, u emërua përfaqësues Special për Kosovën më 1 shtator 2020, ai është pasardhës i Nataliya Apostolovës.

Mandati i tij përfshin detyrën e ofrimit të këshillave dhe mbështetjes së BE-së në procesin politik dhe promovimin e koordinimit të përgjithshëm politik të Unionit në Kosovë.

Ai ka qenë zëvendës i shefit të Përfaqësisë Çeke në BE dhe ambasador i këtij shteti në Komitetin për politikë dhe siguri në bllokun evropian.

Në këtë post Szunyog kishte qenë që nga viti 2017, ndërsa pas ardhjes në Bruksel, ai ka qenë drejtor i departamentit për politikë dhe siguri të Ministrisë së Jashtme çeke.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë kishte punuar edhe më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi kishte shërbyer si ambasador i Çekisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Slloveni.

Szunyog, ka drejtuar edhe departamentin për Evropën Juglindore të Ministrisë së Jashtme çeke.

Posti i shefit të zyrës së BE-së në Kosovë për të është njëri prej posteve më të larta diplomatike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore