Lajme

Ambasadori rus në Beograd ende “insiston” në Rezolutën 12/44


Ambsadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandër Boçan-Kharçenko

Ambsadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandër Boçan-Kharçenko i cili kohëve të fundit është në media më shumë se sa vetë qeveritarët e Serbisë, në një intervistë për gazetën “Politika” ka deklaruar se Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshja e Dejtonit, që të dyja “janë në interes të Serbisë”.

“Pozicioni i Beogradit në Kosovë që garantohet me Rezolutën 12/44 dhe normalizimi i marrëdhënieve me Bosnjën e Hercegovinën nën dakordime e Dejtonit të vitit 1995, janë në interesin e dy vendeve (Serbisë dhe Rusisë)s për të fuqizuar sigurinë në Ballkan dhe Evropë”, deklaroi Kharchenko.

Ai siguroi se Rusia do t’i qëndrojë pranë Serbisë “për të siguruar ruajtjen e interesave legjitime të Beogradit të garantuar nga Rezoluta 12/44”.

Kharçenko madje thotë edhe se Bashkimi Evropian “nuk duhet t’i favorizojë shqiptarët”.

“Prishtina duhet t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet paraprake, në rend të parë Asociacionin e Komunave Serbe, dhe të ndalojë së deprivuara modelet që përmbajnë të drejtat e serbëve”, ka thënë ai për këtë gazetë serbe.

Rreth situatës politike në Bosnje, ai tha se “normalizimi i situatës në BeH duhet të bëhet me dialog të brendshëm, dhe rreptësisht në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit”.

“Ne do të kultivojmë marrëdhënie të mira dhe mirëbesimi mes Serbisë dhe Rusisë, dhe do të perfeksionojmë të gjitha dimensionet e partneritetit bilateral dhe strategjik, vektori i së cilës përcaktohet nga dialogu ritmik i nivel më të lartë mes dy vendeve”, ka konkluduar Aleksandër Boçan-Kharçenko.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore