Lajme

Ambasada e ShBA-së për vdekjen e Bob Dole – “Le të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat e ardhshme”


Statuja e Bob Dole në Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-senatorit amerikan Bob Dole, me ç’rast ka shkruar se “le të jetë shërbimi i tij frymëzim për ne dhe gjeneratat e reja amerikane dhe kosovare”.

“Ndërsa vajtojmë humbjen e shërbyesit publik dhe shtetarit të lartë Senatorit Bob Dole sot, kujtojmë kontributet e tij të domosdoshme për Kosovën dhe punën e tij për avancimin e lirive demokratike në mbarë botën”, shkroi ambasada amerikane.

Bob Dole ishte pritur me brohoritjen më të mëdha të shqiptarëve të Kosovës, pas intervenimit të trupave të NATO-s kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit i cili kishte inciuar kampjë spastrimi etnik të shqiptarëve nga Kosova.

“Unë kam ardhur qe gati 10 vite, dhe problemet i njoh mirë. Dhe e di se kosovarët janë njerëz të mirë, dhe janë të lumtur të jenë të lirë. Dhe do të bëhet më mirë”, kishte deklaruar Bob Dole në Prishtinë pas intervenimit të NATO-s në vitin 1999.

Vizita e tij e parë në Prishtinë në vitin 1990, ishte pikë kthese në historinë e re të Kosovës, ku ai shpalosi para komunitetin ndërkombëtar abuzimet dhe shkeljet e mëdha të të drejtave të njeriut që regjimi i Sllobodan Millosheviçit po bënte ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore