Kosova

Ambasada e Amerikës: Raportoni çdo parregullsi dhe shkelje


Ambasada Amerikane në Kosovë

Ambasada Amerikane në Kosovë është deklaruar rreth raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që po mbahen këtë të diel.

Ambasada u bën apel qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi si dhe shkelje që hasin gjatë procesit zgjedhor.

“Nëse sheh diçka, thuaj diçka. Raportoni çdo parregullsi dhe shkelje lidhur me zgjedhjet në Policinë, Prokurorinë, autoritetet zgjedhore ose mediat e Kosovës. Zgjedhjet Komunale të Kosovës 2021”, thuhet në kumtesë

Ndërkaq Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, përmes një konferencë për media ka bërë të ditur se deri në orën 11:00, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale është 7.22 për qind.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga rreth 97% të vendvotimeve, numri qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 88 mijë e 622 votues apo 7.22%, nga 1 milion e 260 mijë e 571 votues”, ka thënë Radoniqi.

Radoniqi, ka treguar se procesi i votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale është duke u zhvilluar normalisht.

“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor Komisionit Qendror Zgjedhor është në bashkëpunim të  vazhdueshëm me Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit”, tha ai.

Ndërkaq, në këtë raund të zgjedhjeve lokale, në 21 komuna ku do të zhvillohet balotazhi të drejtë vote kanë gjithsej 1 milion 260 mijë e 571 votues, apo 624 mijë e 887 votues më pak krahasuar me numrin e votuesve të certifikuar në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor në 38 Komuna të Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore