Shqipëria

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron aplikantët të mos bien pre e mashtrimeve


Ambasada Amerikane në Shqipëri ka paralajmëruar aplikantët e lotarisë amerikane që të mos bien pre e mashtrimeve.

“Nuk nevojiten para për t’u regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023”, shkruante Ambasada në median sociale Twitter, duke u bërë thirrje të gjithë të interesuarve që duan të aplikojnë, ta “mbrojnë veten nga mashtrimet”.

Regjistrimet, sipas Ambasadës, do të bëhen vetën në adresën dvprogram.state.gov, ku jz keni mundësinë personalisht të futeni në këtë faqe për t’u regjistruar.

Periudha e hyrjes për DV2023 është shpallur – data 6 tetor deri më 9 nëntor 2021.

E gjitha çka duhet, është një pasaportë me të dhënat tuaja dhe një fotografi.

 

Ndërkohë, edhe në faqen zyrtare të Ambasadës, sqarohet se aplikimi në internet “është falas”!

Disa adresa interneti mund të tentojnë t’ju çorientojnë, duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për lotarinë e vizave.

Ato mund të tentojnë t’ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacionet, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadave.

Disa kompani kërkojnë pagesa për të plotësuar formularin e aplikimit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë.

“Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit elektronik për Vizën e Shumëllojshmërisë”, sqaron Ambasada.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore