Teknologji

Amazon rekord shitjesh gjatë festave


Gjigandi i shitjes me pakicë Amazon, ka thënë se sezoni i festave qëlloi më i miri për shitësit e tij të pavarur.

Amazon raportoi dorëzimin e miliarda artikujve, si 1.5 miliardë lodra, produkte shtëpiake, pajisje elektronike, produkte të bukurisë dhe kujdesit personal.

Ndërkohë, për vazhdimësinë e punës gjatë pandemisë, kompania deklaroi se ka investuar rreth 10 miliardë dollarë. Kjo shumë u përdor për sigurimin e masave mbrojtëse ndaj Covid 19.

Megjithatë, kompania është përballur me kritika të ndryshme të punëtorëve  lidhur me kushtet dhe mungesën e masave mbrojtëse gjatë pandemisë.

Amazon deklaroi se do të paguante 500 milionë dollarë shpërblim për punëtorët më të ekspozuar.

.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore