Pajisje

Amazon prezanton robotin e ri ‘Astro’


Amazon ka krijuar një robot të quajtur Astro, një pajisje e zgjuar që ofron shumë funksione të ndryshme.

Ky robot, sipas Amazon, mund të kontrollohet në distancë, duke ju lejuar të mbikqyrni kafshët tuaja shtëpiake, të komunikoni me anëtarët e familjes ose të monitoroni sigurinë e banesës suaj.

news image

Një nga veçoritë e tij është aftësia për të patrullojë automatikisht shtëpinë tuaj dhe të ju dërgojë njoftime nëse zbulon ndonjë aktivitet të pazakontë.

Për sa i përket shqetësimeve të privatësisë, Amazon ka siguruar se roboti nuk do të bëjë shkelje të sigurisë së të dhënave. Kamera dhe mikrofonat e robotit janë të ndezur vetëm kur ju i aktivizoni ata.

Astro pritet të dalë në treg më vonë këtë vit, por fillimisht do të jetë i disponueshëm vetëm në SHBA.

Çmimi i tij fillimisht do të jetë 1,449.99 dollarë. Analisti Ben Wood nga CCS Insight tha se ka shumë interes për këtë robot. Megjithatë, ai theksoi dëshirën për ta parë këtë robot edhe në tregun e Mbretërisë së Bashkuar në të ardhmen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore