Sport

Alves do t’i jap lamtumirën tifozëve blaugran në ndeshjen mes Pumas dhe Barcelonës në Camp Nou


Dani Alves mezi pret t’i japë lamtumirën tifozëve të Barcelonës në trofeun Gamper të së dielës, pasi mbrojtësi veteran do të luajë për Pumas kundër Barcelonës në Camp Nou.

Gjashtë vjet pas largimit të tij nga Barcelona në Juventus, Alves u kthye në klub në dhjetor për të luajtur për gjashtë muaj.

Më pas, 39-vjeçari së fundmi nënshkroi për skuadrën meksikane Pumas UNAM në një transferim të lirë pasi i mbaroi kontrata.

“Jeta më jep të drejtën të vij të luaj me Pumas dhe të luaj në Camp Nou për të thënë lamtumirë”, tha ai. “Më nxorën nga dera e pasme herën e parafundit. Kësaj radhe nuk ishte nga mbrapa se më mbaroi kontrata… Nuk prisja më shumë, në fund firmosa për gjashtë muaj dhe i përmbusha”, tha Alves.

Kujtojmë se Alves ishte një faktor shumë i rëndësishëm në rindërtimin e Barcelonës, pasi eksperienca e tij ndihmoi të gjithë lojtarët rreth tij.

Alves pranoi t’i bashkohet ekipit për një shumë simbolike, dhe pasi i mbaroi kontrata me Barcelonën, nënshkroi me Pumas, kryesisht për të luajtur në Kupën e Botës, Katar 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore