Lajme

Aliu tregon se sa do të kushtojë fizibiliteti i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë


Liburn Aliu

Me të miratuar projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka dhënë detaje të hollësishme rreth këtij projekti ndërshtetëror.

Projektligji në fjalë ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe ndarjes së kostove në mes dy vendeve për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektit për linjën hekurudhore, shpjegon Aliu.

Sipas tij, kostoja totale për realizimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimit të projektit në fjalë do të kushtojë afro 2 milionë euro dhe 51 për qind të kësaj shume do ta paguajë Ministria e Infrastrukturës në Shqipëri e ndërsa pjesën tjetër Ministria e Infrastrukturës në Kosovë.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë do të ndaj shumën prej 1,000,000 (një milion) Euro, ose rreth 51% të kostos totale, ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës do të ndaj shumën prej 980,000 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë) Euro, ose 49% të kostos totale”, ka shkruar Aliu.

“Kjo kosto është parashikuar në buxhetin e vitit 2022 të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe me autorizim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të barten në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin e realizimit të projektit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore