Shqipëria

Alibeaj takim me bashkëreporterët e Asamblesë parlamentare të KiE: Diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike


Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me bashkëreporterë të Asamblesë Parlamentare të KiE për Shqipërinë.

“Në përfundim të misionit të tyre faktmbledhës, me dy reporterët e KiE diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke u fokusuar tek dy reformat e rëndësishme të iniciuara nga Partia Demokratike: Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale, për të cilat po punohet në dy komisione të posaçme parlamentare”, shkruan ai.

Aliebaj bën me dije se ka kërkuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështetje për opozitën në punën e saj në këto dy komisione.

“Iu shpjegova reporterëve se ndryshimet e njëanshme nga qeveria nuk janë më të pranueshme, bazuar dhe në vetë opinionin e Komisionit të Venecias. Gjithashtu për ne si PD, rekomandimet e ODIHR duhet të jenë në qendër të punës së komisioneve, duke përfshirë problemet e ndikimit të krimit, blerjen e votave, përdorimin e pasurive shtetërore, përdorimi i fondeve publike në zgjedhje etj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore