Lajme

Aksion i policisë në tri qytete, konfiskohen disa armë


Ilustrim

Policia e Kosovës ka kryer aksione në 3 lokacione, ku ka arritur që të konfiskojë disa armë.

Lajmi u bë i ditur nga policia në raportin e tyre 24-orësh, derisa kanë njoftuar se aksionet kanë ndodhur në Prishtinë, Suharekë dhe Malishevë.

“Lidhur me rastin, njësia për hetimin e krimit të organizuar, me urdhëresë të Gjykatës, kanë shoqëruar në stacionin policor pesë të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe kanë bërë kontrollimin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse të dyshuarve në disa lokacione”, thuhet në raport.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri revole të modeleve të ndryshme, një pushkë gjuetie, katër karikatorë, 41 fishekë të kalibrave të ndryshme si dhe 12 gëzhoja 9×19 mm.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe  rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Deri më tani nuk dihen detaje shtesë për këtë rast.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore