Shqipëria

Aksidenti ku humbi jetën drejtori i Pyjores, arrestohet shoferi i kamionit


Policia e Korçёs ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e ngjarjes sё rёndё, nё tё cilёn njё kamion u pёrmbys duke shkaktuar vdekjen e njё personi.

S.G. 63 vjeç, banues nё Kamёz tё Tiranёs, i cili punonte si shofer pranё njё firme private, dyshohet se ka ecur me shpejtёsi me kamionin e tij tip “Benz” nё njё dishezё, duke bёrё qё kamioni me katёr persona, tё pёrmbysej.

Një kamion i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga nё zonёn e Maliqit, duke zёnё poshtё njё person, i cili pёr pasojё ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi ditën e premte nё afёrsi tё fshatit Dushar, tё rrethit tё Korçёs.

Viktima ka qenë në kamion bashkë me 4 persona të tjerë. Sipas burimeve në vendngjarje, në një moment 36-vjeçari u hodh nga kamioni për të shpëtuar, por fakteqësisht ky i fundit e zuri poshtë duke i marrë në këtë mënyrë jetën.

Trupi i tij u nxorr më pas nga banorët e zonës.

Ngjarja vijon tё jetё nёn hetim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore