![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/07/Aksidente-1-1.jpg)
Një kamion i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga nё zonёn e Maliqit, duke zёnё poshtё njё person, i cili pёr pasojё ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rёndё ka ndodhur nё afёrsi tё fshatit Dushar, tё rrethit tё Korçёs, teksa viktima ёshtё 38-vjeçari M.N., drejtor i Pyjores pranë Bashkisë së Maliqit.
Viktima ka qenë në kamion bashkë me 4 persona të tjerë dhe pasi ёshtё hedhur prej tij pёr tё shpёtuar, kamioni e ka zёnё poshtё duke i marrё jetёn.
Nuk dihet ende fati i personave, ndёrsa u mёsua se trupi i M.N. u nxorr nga banorёt e fshatit.
Forcat e zjarrёfikseve dhe policia kanё mbёrritur gjithashtu nё vendngjarje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com