Kosova

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar


Ilustrim.

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e të martës në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç i Poshtëm.

Lajmin për Albanian Post, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Lupç), ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti për AP.

Ahmeti ka bërë të ditur se këta persona janë dërguar për tretman mjekësor.

Magjistralja Prishtinë-Podujevë.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”.

Përmes platformës eKosova, qytetarët mund ta dinë saktë nëse kanë ose jo ndonjë gjobë në trafik.

Duke i shkruar të dhënat personale, secili qytetar do të ketë qasje në uebfaqe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore