Shqipëria

Aksident fatal në Sarandë, ndërron jetë ish-kryetari i Komunës Livadhja


Irodhi Dalani ka humbur jetën pas aksidentit fatal të ndodhur në orët e para të së dielës në zonën e “Urës së Gajtarit”.

Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet me dije se automjeti i tij është përplasur me një tjetër mjet në aksin rrugor Sarandë – Delvinë.

“Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur ‘Ura e Gajtarit’, në Delvinë, automjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin I. D., 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip ‘Volkswagen’, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë”, bënë me dije autoritetet.

Pavarësisht se është dërguar për mjekim drejt Janinës, Dalani nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit tjetër, me iniciale N. B.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore