Shqipëria

Akademia e biznesit në One Albania


One Albania ka përmbyllur programin “Akademia e Biznesit”, një program menaxhimi për talentet, brenda kompanisë. Për të 7-tin vit radhazi, kompania zhvillon këtë program që ka për qëllim zhvillimin e profilit të punonjësve drejt lidershipit në One Albania. Për vitin 2023, morën pjesë 38 punonjës, të cilët për 12 javë ndoqën lëndë të ndryshme dhe pas vlerësimeve nga drejtues të kompanisë si edhe lektorë universitetesh, u diplomuan me sukses.

Drejtori Ekzekutiv i One Albania, Emil Georgakiev shpalli studentin më të mirë të programit 12 javor, “Studenti më i mire” si edhe “Ekipin më të mirë”, duke i vlerësuar me çmime shpërblyese.

Si pjesë e kurikulës së këtij programi është ndarja në grupe dhe secili grup punon drejt një ideje biznesi, të mentoruar nga menaxherë të One Albania. Në fund, katër grupe prezantuan planet e tyre të biznesit dhe ideja fituese ishte aplikacioni “One Step”. Ky aplikacion ka për qëllim të rrisë vetëdijen për sportet dhe leximin, si dy shtylla të rëndësishme që çojnë në zhvillim të qëndrueshëm vendin dhe njihen edhe nga Kombet e Bashkuara si Sfidat e Mijëvjeçarit.

Të gjithë punonjësit e One Albania që morën pjesë në këtë program, u pajisën me diploma të certifikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Programi i akademisë përbëhet nga 10 module në fushat e financës, marketingut, komunikimit, sjelljes organizative, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe lidershipit, të administruara nga pedagogë të njohur. Misioni i One Albania është që jo vetëm të punësojë talentet më të mira në vend, por edhe t’i zhvillojë ata në rrugëtimin e karrierës së tyre. Ndërthurja e njohurive profesionale nga puna e përditshme e secilit së bashku me orientimet koherente në lëndë të ndryshme, i japin vlerë të shtuar këtij programi.

Akademia e Biznesit do të vijojë të nxisë dëshirën për njohuri dhe zhvillim tek punonjësit e One Albania edhe në vitet në vazhdim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore