Kosova

Ahmet Ismaili Guvernatori i ri i Bankës Qendrore


Ahmet Ismaili dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të mërkurën ka dekretuar Ahmet Ismailin në postin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës.

Kështu të paktën bëhet e ditur përmes një komunikate për media e lëshuar nga Zyra e Presidentes.

Osmani ka uruar Ismailin për përzgjedhjen nga Kuvendi i Kosovës, duke i dëshiruar suksese në realizmin e detyrave dhe përgjegjësive, të cilat burojnë nga kjo pozitë e rëndësishme.

Sipas Presidentes Osmani, Kushtetuta, ligjet, integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë udhërrëfyes përgjatë punës në institucionet shtetërore.

Ismaili, siç njofton komunikata për media, ka prezantuar vizionin e tij për BQK-në, si dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme të bazuar në përkushtimin ndaj shërbimit publik, efikas dhe transparent.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore