Sport

Agneli debaton me Ceferin: Futbollit i duhet ndryshim


Presidenti i Juventusit, Andrea Agneli ka thënë për Football Italia, se ka pasur disa debate të ashpra me presidentin e UEFA-së, Aleksander Ceferin.

Agnelli mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ECA si Kryetar i Shoqatës së Klubeve Evropiane.

Ai filloi fjalimin e tij duke folur për ndikimin e pandemisë Covid-19 në Futboll.

“Bashkëpunimi dhe uniteti na bënë që të përballojmë sezonin dhe të menaxhojmë pandeminë”.

“Megjithëse nuk jemi më në krizë të plotë, ne jemi akoma shumë të ndikuar nga efektet e vazhdueshme të pandemisë COVID. Nuk po kemi tifozë në stadiume dhe të ardhurat tona vazhdojnë të ndikohen rëndë”, tha Andrea Agneli.

“Humbjet në të ardhura janë në mes të 6.5 dhe 8.5 miliardë euro gjatë dy sezoneve, rreth 360 klube të ligave të para kanë nevojë për një infuzion të një shume rreth gjashtë miliardë euro”.

“COVID-19 ka paraqitur probleme serioze mbi qëndrueshmërinë e biznesit tonë dhe modelit të qeverisjes”, vazhdoi ai.

Pesidenti i Juventusit gjithashtu komenton lidhur me disa lojë të futbollit, të cilat sipas tij ndonjëherë janë të tepërta, dhe gjithashtu përmendi edhe tifozët të cilët nuk po janë prezent në stadiume.

“Ka shumë ndeshje që nuk janë të nevojshme të zhvillohen, si në aspektin e klubit edhe atë Kombëtar”, tha Agnelli.

“Tifozët nuk duhet të nënvlerësohen, ne duhet të japim më të mirën nga vetja ose rrezikojmë t’i humbasim ata”.

“Prandaj, për këtë arsye unë e mirëpres bisedën që ne si ECA kemi pasur në dy muajt e fundit me UEFA-n pë zhvillimin e lojëve”.

“Për këto gjëra, edhe pse nuk është këtu, do të doja të falënderoja presidentin Ceferin për debatet dhe argumentet që gati sa nuk u shëndrruan në luftë nga tetori deri në dhjetor. Por këto debate ishin produktive”, përfundoi Andrea Agnelli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore