Lajme

Agjencia e OKB-së fshin deklaratën ku akuzon Hamasin se ka vjedhur karburant në Gaza


UNRWA, agjencia e OKB-së që trajton refugjatët palestinezë, ka thënë më herët se ata që pretendojnë se janë të lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë të Gazës kanë konfiskuar karburant dhe pajisje mjekësore të destinuara për qëllime humanitare nga kompleksi i tyre në qytetin e Gazës.

Por afërsisht dy orë pas njoftimit, UNRWA e ka fshirë deklaratën pa specifikuar arsyen.

Sipas agjencisë, njerëzit që pretendonin se ishin nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ngarkuan furnizimet në kamionë.

Po ashtu kanë shtuar se çdo përdorim jo-humanitar i karburantit “dënohet ashpër”.

“Hamasi vodhi karburantin dhe pajisje mjekësore nga UNRWA në Gaza. Sasia e karburantit të vjedhur është e mjaftueshme për të furnizuar objektet e ujit të Gazës për gjashtë ditë”, kanë thënë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Në deklaratën fillestare, UNRWA ka thënë se “stafi u detyrua të evakuonte selinë e UNRWA-s në qytetin e Gazës me një njoftim disa orësh gjatë natës së së premtes më 13 tetor. Që atëherë, UNRWA nuk ka pasur akses në kompleks dhe nuk ka pasur detaje shtesë rreth heqjes së aseteve”.

Po ashtu kanë vënë në dukje se kamerat e sigurisë që mbulonin hyrjen dhe daljen e kompleksit ishin dëmtuar ditët e fundit për shkak të konfliktit dhe nuk kanë funksionuar.

“Karburanti i UNRWA dhe llojet e tjera të materialit mbahen për qëllime rreptësisht humanitare – çdo përdorim tjetër dënohet ashpër”, ka vijuar.

Agjencia e OKB-së akuzon Hamasin se ka vjedhur karburant dhe medikamente në Gaza

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore