Futboll

Agim Zeka do të luajë në Austri


Ish mesfushori i Skënderbeut, Agim Zeka, është tranferuar sot tek FK Austria Wien.

Kalimi i tij në Bundesligën e Austrisë, është konfirmuar nga Drejtori Sportiv i Austria e Wien-ës, Peter Stoeger. Në faqen e klubit Vienez, Stoeger shkruan:

“Mungesat që kemi pasur për shkak lëndimeve apo të disa të tjerëve që u sëmurën, na kanë bërë të përshtatemi me çfarë kemi, ndaj, mesfushori i kombëtares U21 i Shqipërisë, do të jetë element përforcues i formacionit tonë”, është shprehur shkurtimisht Stoeger.

Karriera e tij është e mbushur me eksperiencë e mjaft elasticitet: Shqiptari i lindur në Ludwigsburg të Gjermanisë ka luajtur për Prishtina dhe Skënderbeu U19 e më pas, për ekipin kryesor të Skënderbeut, LOSC Lille B të Francës, Varzim-in e Portugalisë, Lexoes (Portugali), Fortuna Sittard të Hollandës dhe për Royal Excel Mouscron i Belgjikës – nga i cili u tranferuara falas tek Austria Wien-a./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore