Pajisje

Afrika e Jugut çon në gjykatë njësinë lokale të Huawei-t, çështje punësimi


Afrika e Jugut ka kërkuar nga një gjykatë të gjobisë njësinë lokale të kompanisë Huawei të Kinës për shkeljen e rregullave për punësimin e vendasve.

Gjithashtu ka kërkuar të urdhërohet kompania që të ndryshojë praktikat e saj, sipas departamentit të punës, tregon agjencia e lajmeve “Reuters”.

Përafërsisht 90 për qind e punonjësve të kompanisë në vitin 2020 ishin shtetas të huaj, duke shkelur rregulloret e “barazisë së punësimit”, të cilat vendosin një kufi prej 40 për qind.

Departamenti ka njoftuar se ka paraqitur dokumente gjyqësore, duke kërkuar një gjobë prej 99 mijë e 151 dollarë ose ndryshe dy për qind të xhiros vjetore të firmës lokale për shkeljet e supozuara të rregullave.

“Po kërkojmë nga gjykata e nderuar që t’u japë atyre një urdhër që thotë se ata duhet të zbatojnë një plan të barazisë së punësimit që do të korrigjojë status quo-në”, ka thënë avokatja e departamentit të punës, Fikiswa Mncanca-Bede.

Megjithatë, kompania ka thënë se “është e përkushtuar të vazhdojë të angazhohet më tej me departamentin në planin tonë të kapitalit. Huawei është i përkushtuar të respektojë ligjet dhe rregulloret lokale”.

Sipas departamentit, Huawei-i iu dha një leje në përputhje me dispozitat e Rregulloreve të Imigracionit që i kërkonin të punësonte 60 për qind afrikano-jugor dhe 40 për qind shtetas të huaj.

Por në vend të kësaj, kompania kishte punësuar shumë më tepër se ai numër punëtorësh të huaj dhe kishte plane të punësonte më shumë.

“Departamenti ka përcaktuar se shkaku i veprimit të tij është i qartë dhe se të gjitha shkeljet janë kryer”, ka njoftuar ai.

Kjo shënon herën e parë që qeveria e Afrikës së Jugut ka bërë një sfidë ligjore kundër gjigantit kinez të teknologjisë, i cili po merret me sanksionet e SHBA-ve mbi akuzat se pajisjet e kompanisë mund të përdoren nga qeveria kineze për spiunazh.

Paçka se vetë Huawei dhe Pekini i kanë mohuar vazhdimisht akuzat.

Huawei është një nga lojtarët kryesorë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Afrikën e Jugut, duke shitur një gamë të gjerë produktesh.

Por kompania nuk e ka deklaruar publikisht numrin e njerëzve që punëson në Afrikën e Jugut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore